Loading…

10 mistere të Enver Hoxhës

  • 08/12/2016 | 11:33

10 mistere të Enver Hoxhës

Ish-diktatori komunist është padyshim njeriu që ka marrë me vete në botën e përtejme më shumë mister se çdokush tjetër qe ka drejtuar këtë vend. Duke filluar nga rinia e tij, ardhja në krye të Partisë Komuniste në nëntor 1941, raportet me Jugosllavinë, Rusinë dhe Kinën, pastaj raportet me bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe e të tjerë, e deri te sëmundjet që kishte dhe mbatja sekrete e vdekjes për një kohë të caktuar.

1.Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të ish-diktatorit komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit. Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?

Pjesa e errët e jetës së ish-udhëhëqësit komunist të Enver Hoxhës, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj të vërteta. Aktiviteti i Enver Hoxhës, sidomos ne periudhen 1927-1939, ngec ne arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjeteve në regjimin e tij, transmeton gazetametro.net. Aktiviteti “revolucionar” Hoxhës, në këto vite, ka të  bëje me qendrimin e tij në Korçë ,”studimet” në Montpelje, jetesa në Paris, detyra e diplomatit në Bruksel dhe ardhjen në liceun e Korçës, në kohën kur këtu kishte filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret. Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar, bënë të ditur gazetametro.net

2.Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste me 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve, cili ishte ndikimi i jugosllavëve në ngritjen e tij?

enver-hoxha-3
Mbledhja për formimin e PKSH-së filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit të vitit 1941 dhe aty ishin përfaqësuesit e tri grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodres ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i te Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tri grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe t’i ndihmonin për punët procedurale. Në mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai që mori në dorë frenat e partisë, por me vonë kjo gjë u kalua në hije dhe drejtimin e PKSH-së e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri në prill të vitit 1985, transmeton gazetametro.net.

3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë se Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigme, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë me 5 maj të vitit 1942.

Në datën 4 maj 1942, Qemal Stafës iu caktua një detyrë nga udhëhëqesi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë, strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjeherë nuk u sqarua nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve ’90 te diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithese shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë deshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar.

4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike nga Hoxha; çfarë ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset ne vendimmarrjen e Hoxhes; pse i prishi marredheniet me Titon dhe çfare synonte me refuzimin e planit Marshall Enver Hoxha?
hoxha-tito

Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet në histori si diktator që ka eliminuar me radhë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qysh nga vitet e Luftës, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijnë për Qemal Stafes, vdekja e të cilit edhe në ditet e sotme është e mistershme. Kulmi është denimi i Koçi Xoxës, apo dhe vetëvrasja e Nako Spiru. Në vitin 1948 Hoxha prishi marrëdhëniet me një nga aleatët e tij të ngushtë, që drejtonte Jugosllavinë, Jisif Tito. Një vit përpara kësaj, Enver Hoxha kishte refuzuar të merrte pjesë në planin Marshall. Plani Marshall, si një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë, nëse do të pranohej nga Shqipëria, do të sillte një sërë përparimesh në vend. Edhe sot kanë mbetur mister bisedat e Hoxhes me Stalinin për të refuzuar propozimin amerikan, transmeton gazetametro.net.

5. Pse i prishi Shqiperia marëdheniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe me pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?

Padyshim që në listen e gjatë të mistereve të cilat Enver Hoxha i ka marre në botën e përtejme janë dhe arsyet e prishjes së marredhenieve të Shqipërisë me tri vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas  prishjes së marëdhënieve me Jugosllavët, Enver Hoxha, një dekadë e gjysmë më vonë u prish dhe me rusët, të cilët sipas tij kishin shkelur vijën marksiste-lenjiniste dhe nuk përfaqësonin më as idealet e Stalinit. Pas Bashkimit Sovjetik, Enver Hoxha afrohet me Kinën, e cila po e ndihmonte mjaftueshem ekonomikisht Shqipërinë. Mirëpo dhe kjo marëdhenie do të pësonte krisje në mënyrë të pashpjegueshme. Politika e Shqipërisë ishte një gërshetim i maoizmit dhe respektit për Stalinin, busti i të cilit ishte karakteristike në çdo qendër të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Por, pavarësisht borxhit ekonomik të Shqipërisë ndaj Kinës, i cili zinte një pjesë të madhe të mallrave të importuara në vend, që nga letrat higjienike, e deri tek traktorët, sloganët që vlerësonin miqësinë Shqipëri-Kinë, shiheshin shumë rrallë, transmeton gazetametro.net. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kenaqur me pajtimin e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Prishja e raporteve me këto shtete mbetet akoma enigmë.

6. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?

Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja që ka munduar prej kohësh shqiptarët. Një autokolone me 4-5 makina lëvizte me shpejtësi, por pa zhurmë, pa sirena e drita të ndezura. Në mes te tyre, zakonisht qëndronte një limuzine e zezë, e ndryshme nga benz-at e zinj të udhëheqësve të tjerë komuniste. Një grumbull i tillë makinash luksoze ishte një ngjarje e jashtezakonshme për rrugët e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, që ishte më e gjatë se e udhëheqësve të tjerë, ishte shenja më e mirë se në të po udhëtonte Enver Hoxha. Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori ishin njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kanë “luajtur” kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të Mercedezit të zi, transmeton gazetametro.net

7. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtore të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr. Cilat janë taktikat e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përballë me tentativat për ta rrezuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantet?

ah1945_2hoxha_gr
Misterin për denimin e Koçi Xoxës, fare mirë e zbardh dëshmia e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vetë Spahiu, ai u detyrua që të deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shume mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllavëve? Kishte plane për rrezimin e Enver Hoxhës, donte apo jo një rilidhje me shtetin fqinj, këto e të tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjate gjithe periudhes qe Enver Hoxha ishte gjallë, deri në vitin 1985 propagandoi me të madhe që Koçi Xoxe e kishte tradhtuar jo vetëm atë por edhe atdheun, duke punuar për armiqtë më të mëdhenj, siç i cilësonte Enver Hoxha, jugosllavët, bënë të ditur gazetametro.net.
Keshtu Koçi Xoxe, i cili kishte qenë në marrëdhënie mjaft të mira me jugosllavët, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si një agjent me rrezikshmëri të lartë dhe një devijant i asaj që quhej “vija e Partisë”. Goditjen më të madhe ndaj ushtarakeve të larte, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas, gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen.


8. A kishte CIA një plan për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës?

Ai që hedh dritë me shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fund të viteve ’40 dhe fillim të viteve ’50, kundër qeverisë komuniste në Shqipëri, është Nikolas Beathels. Ai, në librin e tij “Tradhtia e madhe”,- bazuar në të dhënat e dokumenteve autentike arkivore të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: “Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkeputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Arsyeja pse ishte zgjedhur Shqipëria qe sepse ishte një vend i dobët nga rradhët e vendeve socialiste.  Sipas Bethelit, “anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e të cileve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen  kundër revolucionit. Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulian Emer. Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, transmeton gazetametro.net. Ndërsa amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbeshtetjes financiare dhe logjistike të1 operacioneve ushtarake, Por ky operacion dështoi edhe pse u organizua mirë. Sipas ish-Drejtorit të CIA-së, Eilliam Colby, operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës se grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutë, transmeton gazetametro.net

9.Pse i prishi marëdheniet me Mehmet Shehun dhe me pas me Kadri Hazbiun? Cilin kërkonte Enveri ta linte pasardhës të tij? A ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?

Hysni Kapo, Enver Hoxha, Mehmet Shehu and Ramiz Alia (far right). Gani Xhengo

Hysni Kapo, Enver Hoxha, Mehmet Shehu  Ramiz Alia

Jo rastësisht, vetëm pak ditë pas prishjes së lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skender Shehut, gjërat morën për keq në familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, Zyra Politike përafrohej me historinë e djalit të kryeministrit dhe fanatikët e luftës së klasave luftuan me mish dhe me shpirt që çifti të ndahej. Por, dilema më e madhe edhe sot e kësaj ditë është nëse historia e Silva Turdiut u përdor si armë në luftën e brendshme të zyrës, apo ajo ishte thjesht një viktimë në kurthet e Bllokut? Në debatet e shumta të ekspertëve dhe historianëve, kur flitet për kryeministrin me jetëgjatë të regjimit komunist, jepen detaje që tregojnë se në nivelet e larta të Partisë Komuniste, Shehu kishte jo pak kundërshtarë, të cilët luftonin me çdo mjet që të gjenin prova për ta rrënuar karrierën e tij. Njëra prej armeve që u përdor ishte vajza me biografi jo të mirë që hyri në shtëpinë e kryeministrit. Gjithsesi, prishja e një lidhjeje përfundoi me një fund tragjik edhe për Mehmet Shehun dhe rrënimin e familjes së tij. Për të trashëguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej të largoheshin njerëzit më të fortë siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

10.Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja e fshehte për një kohë të caktuar?

Enveri ishte një koleksion sëmundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtesisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit te Hoxhës janë shoqëruar nga hije dyshimi të mëdha. Dyshimtarë të kohës tregojnë se vdekja e tij u mbajt e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte me të ardhme. Trupi i tij u vendos në varrezat e dëshmorëve. Shumë pikëpyetje u ngritën asokohe, nëse do të ishte Piramida vendi ku do të vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë