Loading…

10 milionë euro të grabitura në Shqipëri brenda 2 vitesh

  • 09/02/2017 | 20:07

10 milionë euro të grabitura në Shqipëri brenda 2 vitesh

Rreth 10 milionë euro është shuma e grabitur në katër ngjarje në kryeqytet gjatë dy viteve të fundit.


Grabitjet kanë qenë spektakolare duke filluar nga ajo e 13 shkurtit 2015. Në zonën e stacionit të trenit në dalje të një banke u morën rreth 3 milion euro. Autorët qëlluan në ajër me kallashnikov dhe goditen me grushte shoqëruesit e parave. Pasi braktisën makinën u zhdukën pa lënë gjurmë.

Në 3 dhjetor 2015 në rrugën që të çon për në aeroportin e Rinasit në kryqëzimin e Laknasit u grabit një autoblindë e cila transportonte paratë e një banke të nivelit te dytë. 4 persona të armatosur me uniforma policie nën kërcënimin e armeve morën 3,8 milion euro dhe u larguan në drejtim të paditur.

30 qershor 2016 ndoshta grabitja me spektakolare e parave të bankave që ka ndodhur ndonjëherë në vendin. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” tre persona me maska dhe armë arritën të grabisin rreth 1 milion euro gjë te kohës që do të ngarkoheshin në avion. Është i vetmi rast kur është arritur të identifikohet dhe shpallet në kërkim një prej autorëve për shkak të një fije floku një paruke të braktisur.

7 muaj nga kjo ngjarje mesditën e kësaj të enjte po në afërsi të kryqëzimit të Laknasit 5 persona të armatosur grabisin një autoblind i cili dyshohet se transportonte rreth 2 milion euro.

Në të gjitha rastet autorët kanë djegur mjetet me të cilët kryejnë grabitjet thuajse në të njëjtin vend në afërsi të fshatit Bërxull. Përpara drejtësisë kanë dalë vetëm efektivët e policive private, por jo autorët e këtyre grabitjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë