Mësuesit përveç diturisë që japin,e i zgjerojnë njohuritë tona ata shpeshherë janë edhe model për t’u ndjekur nga ne.
Një mësues shkolle apo kolegji në të shumtën e rasteve i frymëzon nxënësit me mënyrën sesi shpjegon diçka në lëndë të ndryshme. Ata përdorin edhe mënyra qesharake për të shpjeguar mësime dhe kjo është shumë efektive dhe ndikon shumë mirë tek nxënësit.
Më poshtë Gazeta Metro sjellë disa nga këta mësues që praktikojnë forma jo të zakonshme në ambientet shkollore për të dhënë dituri:
Me bebe në universitet. Një studente universiteti mori me vete fëmijën e saj të vogël në ligjerata në fakuletet. Kur bebja filloi të qajë profesori që po ligjeronte e mori fëmijën në krahë për ta qetësuar dhe ashtu e vazhdoi ligjerimin deri në fund të orës.
Në orën e gjeometrisë, për këtë profesoreshë, kjo është mënyra më e mirë për t’u spjeguar nxënësve lëndën e gjeometrisë. Kështu, duke ua demostruar këndet me lëvizjet e trupit.
Me imitim, krijon vëmendje të hatashme te nxënësit. Profesori duke folur për një teori nga Mendeleyev nxënësve, me pamjen pikërisht si të vetë shkenctarit.
Nëse flitet për egjiptianët e vjetër, veshet si ata. Mësuesja në orën e historisë me veshjën e saj të njejtë me njerëzit e periudhës, të cilën po ua prezantonte nxënësve të saj.
Ky profesor mori një shishe dhe i vendosi një shkrim duke i ngacmuar studentët se tani në kohën e provimeve nuk kanë vlerë lotët e tyre, dhe se ai nuk mashtrohet nga arsyetimet më. Shkrimi në shishe ishte ‘Lotët e studentëve’, të cilat i piu profesori.
Mësuesi i fizikës duke mbajtur mësim para nxënsëve…
Mësuesi i astronomisë që u tregon një mënyrë më ndryshe të eleminimit të objekteve nxënsëve të vet.
Nuk kishte ku t’a linte macën dhe kështu e mori me vete në shkollë.
Kur provimi është në orën shtatë të mëngjesit. Ky profesor u zgjua vonë dhe nuk kishte kohë të vishej, dhe kështu shkoi me pizhame të mbajë provimin që e kishte në ora 7:00.
Ora e kimisë, profesori duke u munduar ta parqesë sa më të vërtetë ekspersperimentin nga librat. /gazetametro.net