Loading…

10 këngët më të mira të vitit 2016 (Video)

  • 27/12/2016 | 15:55

10 këngët më të mira të vitit 2016 (Video)

Përderisa albumet po bëjnë një rikthim të fuqishëm në botën e muzikës, kanë nisur shqetësimet mes atyre që bejnë këngët të vetme. Shumë artistë reflektuan duke bërë albume dhe këngë me tema sociale, kundër racizmit sistematik, për ndarjet nga vdekja dhe kështu më radhë, transmeton gazetametro.net


Këtu janë këngët më të mira të vitit 2016, siç kanë votuar lexuesit e revistes së njohur the rollingstone.

10. Beck, “Wow”

Siç e ka zakon të bën ndryshime në punën e tij artistike, Beck vendosi të bën një ndryshim të madh të zërit për  të pasuar me fitoren e tij në Grammy Award.

9. Beyonce, “Formation”

Shumë pak njerëz mund të bënin në mënyrë kaq efektive atë që bëri Beyoncé me këngën “formation”. Kënga ishte vetëm fillimi i albumit “Lemonade”, që bëri buj akoma më shumë.

8. Drive-By Truckers, “What It Means”

Rrokëret e jugut të grupit ’Drive-By Truckers’ reflektuan brutalitetin policorë ndaj afrikano-amerikanëve përmes kengëve të tyre në albumin e quajtur  “What It Means. Kjo kënga ishte shkruar fillimisht disa vjet pas vrasjes së Trayvon Martin.

7. Twenty One Pilots, “Heathens”

Pas suksesit të madh të vitit 2015 më albumin e tyre “Blurryface”. Melodia e tyre gjithashtu shënon një lëvizje të madhe më shumë se një himn,kjo kanë ka lënë gjurmë madheshtore që përputhen me suksesin e jashtëzakonshëm që kemi parë në vitet e fundit.

6. Green Day, “Bang Bang”

Pas tre vjetësh larg publikut, “Green Day” kthehet bujshëm duke qëlluar cakun me këngën “Bang Bang”. Grupi kthehet përsëri në rrënjët e tyre të muzikës punk dhe të ndikuar nga ngjarjet politikie.

5. Slayer, “Pride in Prejudice”

Grupi ‘Slayer’ i muzikës metal pasi realizoj në vitin 2015 albumin ‘Repentless’.  Këtë vit ata lansuan kangën “Pride in Prejudice”,  që tregojnë një histori ogurzi dhe të përgjakshme. Kënga është bërë nën tingujt e rreptë kitareje dhe bateri, siç zakonisht bejnë ky grup metal.

4. Radiohead, “Burn the Witch”

“Burn the Witch” ishte shija apo prova e parë e albumit gjysmë-surprizë të viti  2016 nga grupi i famshëm Radiohead . Ky projekt ishte një produkt i gati dy dekadave punë.

3. David Bowie, “Lazarus”

Bowie ka thënë lamtumirë në menyrën  e tij të ‘bezdishëm’, ku në fund ka shkëlqyer me albumin “Blackstar” dhe hitin “Lazarus” që është më rrethqethësja nga të gjitha kangët e tjera të tija. E lansuar si këngë e vetme përfundimtare, përmban tinguj të përzier në mes xhezit dhe rokut dhe më plotë melankoli brenda saj.

2. The Monkees, “Me and Magdalena”

Albumi i parë i ‘Monkees’ në 20 vjet, , “Me and Magdalena” është një këngë folk e butë, balad në harmoni në mes të Mickey Dolenz dhe Michael Nesmith që kanë shkelqyër.

1.David Bowie, “Blackstar”

Eksperimentale dhe kërcenuese, “Blackstar” është  një këngë mister që prin në albumin final  të Bowie’it me të njëjtin emër. Kënga është depresive, vendosja e tonit të errët në album shihet si lamtumirë para vdekjes së tij të papritur dy ditë pas lansimit të këtij albumi.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]gazetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë