Loading…

10 fytyrat që Evropa do të shikojë në 2017-ën

  • 03/01/2017 | 09:43

10 fytyrat që Evropa do të shikojë në 2017-ën

Nga Alastair Macdonald.

Bashkimi Europian hyn në vitin 2017 nën rrethim,  si nga jashtë, ashtu dhe nga brenda, duke u përballur me sfida në lindje, perëndim dhe jug dhe duke përjetuar një rritje të nacionalistëve anti-BE në të gjithë kontinentin.

Këta janë 10 fytyrat që Europa do të shikojë më së shumti në vitin  2017.

Donald Trump

Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane ka shqetësuar europianët, të cilët ishin të tronditur nga largimi i britanikëve nga Bashkimi Europian. Fitorja e Trumpit po ashtu ka inspiruar euroskeptikët që kundërshtojnë partitë e establishmentit. Kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, politikat që do të zbatojë apo jo, e të cilat mund të reflektojnë premtimet nga fushata e tij elektorale, mund të kenë efekte të mëdha në Europë: rritja e buxhetit amerikan mund të ndihmojë biznesin në Europë, ku rritja e ngadalshme ekonomike po vazhdon të gjenerojë jostabilitet politik: por, tregtia proteksioniste rrezikon të shkaktojë të kundërtën. Qëndrimi i paqartë i Trumpit në lidhje me përkrahjen e NATO-s dhe thirrja e tij për marrëdhënie më të mira me Rusinë, ndikojnë që BE të kërkojë opsione për forcimin e mbrojtjes.

Jaroslaw Kaczynski

Duke kufizuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese qeveria e djathtë polake po e teston fuqinë e BE-së dhe po thellon hendekun mes Lindjes dhe Perëndimit. BE i ka dhënë afat Polonisë deri në fund të shkurtit të ndryshojë tonin. Por Kaczynski llogarit aleatë të djathtë si kryeministri hungarez Viktor Orban, nga i cili pret që me veto të bllokojë masat ndëshkuese të BE-së.

Geert Wilders

Partia e Lirisë e Geert Wilders mund të bëhet forca më e madhe politike në parlament në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajt e parë të këtij viti. Kjo parti antiislamike ndoshta nuk do të arrijë të krijojë qeverinë në mungesë të partnerëve të koalicionit, por fitorja eventuale e saj do të hap rrugën për fitore të partive të tjera djathtiste në Europë – sidomos në Francë dhe Gjermani.

Theresa May

«Brexiti domethënë Brexit», dalja domethënë dalje nga BE. Këtë premtim duhet ta bëjë realitet kryeministrja britanike kur Brukselit t’ia letrën, e cila paraqet hapin e parë për nisjen e divorcit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së. Afati për dërgimit e letrës përfundon më 31 mars.

Marine Le Pen

Gjërat brenda BE-së mund të ndryshojnë radikalisht nëse më 7 maj Marine Le Pen fiton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Disa mendojnë se për shkak të numrit të madh të kandidatëve ajo mund të fitojë edhe në raundin e parë, më 23 prill. Vendimtare do të jetë se kush do të garojë kundër 48-vjeçares Le Pen. Nëse ajo do të jetë presidente, atëherë BE do të marrë fund – së paku në këtë formë siç e njohim.

Emigracioni nga Afrika

Pas stinës së dimrit sërish valë të refugjatëve nga Afrika do të përpiqen që përmes Italisë të arrijnë në vende të ndryshme europiane. BE ka shpërndarë fonde për disa vende afrikane, ka përforcuar kontrollet në ujërat territoriale të Libisë dhe po bëhet gati për dëbime masive.

Vladimir Putin 

Lideri i Kremlinit ka luajtur një lojë taktike, e cila është vështirë të kuptohet, në përpjekje për të përtërirë ndikimin e Moskës. Ai mund të krijojë miq apo të shkaktojë mjaft probleme në vendet fqinje perëndimore – nga kontrolli i furnizimit me gaz deri në përkrahjen e kundërshtarëve të qeverive të vendeve europiane. Deri më 31 korrik liderët e BE-së duhet të vendosin për vazhdimin apo heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat u vendosën në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Moska. Nëse Trump vendos të heqë sanksionet, BE do të ndodhet nën presion të madh.

Sergio Mattarella

Avokati i shkathtë nga Sicilia dhe kryetari 75-vjeçar i Italisë, i cili hyri në politikë pasi mafia i vrau vëllanë, gjendet në mes të stuhisë. Ai duhet t’i bindë partitë e përçara të qeverisin vendin deri në momentin kur do të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, data e të cilave nuk dihet ende. Partnerët e Italisë në eurozonë po shikojnë me shqetësim në drejtim të këtij vendi të zhytur në borxhe dhe të ballafaquar me banka para falimentimit. Për dallim nga Greqia apo Portugalia, Italia është tepër e madhe për ta lënë të dështojë, por po ashtu tepër e madhe për ta shpëtuar.

Angela Merkel

Duke u përgatitur për mandatin e katërt, të cilin shpreson ta fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator, Angela Merkelin pret sulm nga rivalët e djathtë politikë për shkak se më 2015 lejoi rreth 1 milionë refugjatë të hyjnë në Gjermani. Euroskeptikët do të fitojnë vendet e para në Bundestag dhe kësisoj do të komplikojnë edhe më shumë negociatat e saj për krijimin e qeverisë. Fizikania 62-vjeçare nga ish-Gjermania Lindore është garantë e lidhjes së vendit të saj me shtete anëtare të BE-së.

Njeriu i zi

Ky lloj njeriu ka ardhur me urrejtje për Evropën ku jeton. Shteti Islamik, nën presion tashmë në Siri dhe në Irak, dhe i mbushur me zemërim, po shtyhet që të hyjë në veprim, me të gjitha mjetet që ka.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë