Viti 2016 ishte vit i veçantë si asnjë tjetër. Duke filluar nga fushata zgjedhore presidenciale në Amerikë, kriza e refugjatëve dhe garat Olimpike, këto ngjarje i kanë shtyrë fotografët të zgjerojnë kufinjtë e tyre.
Këto janë 10 fotografitë më domethënëse të vitit 2016:
1. Protestuesja Ieshia Evans, infermiere, nënë e një djali gjashtë vjeçarë duke protestuar për vrasjen e Alton Sterling. Autori i kësaj fotografie Jonathan Bachman e ka përshkruar këtë fotografi si shumë të fuqishme.
2. Ushtarët e përfshirë në një përpjekje për grusht shtet për të marrë kontrollin e Turqisë, në foto shihen ushtarët e dorëzuar të cilët rrahen nga qytetarët në urën e Bosforit më 16 korrik, në Stamboll.
3. Djaloshi nga Siria i cili qan afër trupit të pajetë të vëllaut të tij. Autori i kësaj fotografie Karam Al-Masri tregon se djaloshi në fotografi atë ditë kishte humbur edhe nënën pas goditjeve me bombë në spital.
4. Jimji, gjashtë vjeçare, duke qarë afër trupit të babait të saj të vrarë nga kampanja anti-drogë e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte.
5. Aeroplani Air-Force one që ishte duke bartur familjen e presidentit të SHBA’ve Barack Obama me familjen e tij në udhëtim në Kuba.
6. Emigrantët që presin shpëtimin, rreth 15 milje detare në veri të Libisë më 4 tetor, 2016.
7. Refugjatët Sirianë të veshur me xhaketa kundër shiut, në kufirin Greqi-Maqedoni 12 Mard, 2016.
8. Kandidati republikanë, Donald Trump, flet gjatë fushatës zgjedhore më 6 shtator, 2016.
9. Usain Bolt, nga Xhamaika, në konkurrencë 100 m, gara gjysmëfinale për meshkuj gjatë lojërave Olimpike në Rio të Brazilit.
10. Një stuhi e dëborës në Bregdetin Lindorë, SHBA.