Loading…

10 eurot e pensionit: Familja Shaqiri kërkon të mos organizohen aksione humanitare për të

  • 29/11/2019 | 20:08

10 eurot e pensionit: Familja Shaqiri kërkon të mos organizohen aksione humanitare për të

Një prej videove më të shikuara të ditëve të fundit, ishte ajo e pensionistit Shaqir Shaqiri, ku u shfaq me lot në sy, duke dhuruar 10 euro të pensionit për ndihma në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.


Videon e të moshuarit nga Prishtina e ka parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama, mësimdhënësin e pensionuar që dha 10 euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti, e ka konsideruar hero dhe ka shprehur gatishmërinë ta takojë.

Pas publikimit të videos, një numër personash janë paraqitur t’i dalin në ndihmë Shaqirit, duke ofruar edhe shuma të hollash, por të njëjtat janë refuzuar, pasi siç kanë bërë të ditur familjarët e tyre, gjendjen financiare e kanë të mirë dhe kanë kërkuar që të ndërpritet çdo aksion humanitar për këtë rast.

Metro gjithashtu ka mësuar se Shaqir Shaqiri i cili vjen nga Medvegja, ka punuar si mësues në një nga shkollat në komunën e Obiliqit.

Ai njihet si mësues dhe person i dashur nga nxënësit e tij që i ka mësuar, vlen fakti se kur doli video ishin lajmëruar shumë ish-nxënës të tij duke zbuluar se ai është personi në video./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë