Më 1 prill është vështirë të besohen disa tregime, sidomos pasi ka gjëra që në shikim të parë duken të pavërteta, por e vërteta është ndryshe.
BBC ka përpiluar një listë prej 8 faktesh që duken si gënjeshtra për tu treguar më 1 prill, por që në të vërtetë janë tërësisht të vërteta.
5. Lojtari i kriketit Gary Ballance nuk do të luajë në një ndeshje për shkak se nuk mund t’i dallojë ngjyrat. Për shkak se topi në këtë kampionat është ngjyrë rozë, ai nuk mund ta dallojë në fushë, prandaj nuk mund të luajë.
6. Një adoleshent ka organizuar party për ta ‘përshëndetur’ këmbën e tij. Thomas Green ka pasur 20 operacione të pasuksesshme për ta shpëtuar këmbën e infektuar. Kur mjekët i thanë se ajo duhej këputur, prindërit e tij ia organizuan një festë me shokë dhe më një tortë në formë të këmbës.
Një gjyshe 82 vjeçare punon si DJ në Japoni. Pas 50 vitesh si menaxhere në një restorant, Sumiko Iëamuro zbuloi talentin e saj në një party, kurse tash ajo lëshon muzikë rok e techno jazz. Ajo punon në Tokio nën nofkën Dj Sumirock.
Kina ndalon mjekrat e gjata. Në regjionin Xianjing të Kinës janë marrë masa ndaj mjekrave ‘jonormale’, si fushatë kundër ekstremizmit islamik. /gazetametro.net