Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 450 persona, ndërsa janë shëruar gjithsej 50 mijë e 731, shkruan Gazeta Metro.
Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi i vitit të kaluar është 57.696, prej tyre 50.731 janë shëruar dhe kanë humubr jetën gjithësej 1 mijë e 450 persona.
Ndërsa numri i i rasteve aktive në vend është 5.515.
“Numri total i rasteve pozitive është 57.696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.450 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.515”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK’së.
Ndërsa dje kemi pasur rritje të rasteve të reja, ndërsa menjëherë ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës , duke thënë që të mos nënvlerësohet virusi Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, duke thekësuar se pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale./gazetametro.net