Të qërohet karrota dhe t’i hiqen bishti dhe maja. Pastaj të qërohet edhe molla dhe t’i hiqen farat. Të dyja të prehen në copa dhe të gjithë përbërësit të futen në blender (mikser) dhe të përzihen mirë. Sipas dëshirës kësaj përbërje mund t’i shtohet edhe mjaltë.
Të gjitha këto së bashku prodhojnë një lëng të shijshëm dhe të dendur, që do të mund ta pëlqejnë të rriturit e sidomos fëmijët tuaj. /gazetametro.net