Loading…

1.9 miliard euro të hyra e 2.3 miliardë euro shpenzime këtë vit

  • 25/02/2019 | 08:29

1.9 miliard euro të hyra e 2.3 miliardë euro shpenzime këtë vit

Sipas të dhënave të publikuara në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2019, shihet se të hyrat e planifikuara për këtë vit janë 1 miliardë e 949 milionë euro, ndërsa shpenzimet, 2 miliardë e 378 milionë euro, transmeton Gazeta Metro.


Deficiti prej 429 milionë eurosh është paraparë të mbushet nga borxhi jashtëm, ai i brendshëm, si dhe nga mjetet e grumbulluara të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Hiç më pak se 429 milionë euro është deficiti buxhetor i Kosovës i paraparë me buxhetin e vitit 2019 e i cili është më i lartë për 142 milionë euro, duke e krahasuar me deficitin e vitit paraprak. Duke u bazuar në të dhënat e publikuara në Ligjin për Buxhetin e Vitit 2019 shihet se të hyrat e planifikuara për sivjet janë 1 miliard e 949 milionë euro, derisa shpenzimet 2 miliardë e 378 milionë euro. Shpenzimet për paga dhe mëditje edhe më tutje vazhdojnë të mbajnë një pjesëmarrje të konsiderueshme në shpenzimet e përgjithshme.

Në Ligjin për Buxhetin thuhet se për dallim nga vitet paraprake e në veçanti nga viti 2018, në buxhetin e po këtij viti rritja e këtyre shpenzimeve vjen si rezultat i implementimit të kontratës kolektive, mirëpo zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se me këtë rritje është paraparë implementimi i Ligjit për Paga, i cili para pak ditësh është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. I njëjti nuk është nënshkruar nga presidenti i Kosovës, por pas kalimit të afatit të paraparë ligjor ai në automatik ka hyrë në fuqi.

“Me këtë rritje prej 30 milionë eurosh është paraparë të zbatohet ligji në tre muajt e fundit të këtij viti, ashtu kur parashihet të hyjë në fuqi”, thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave. Por duke u bazuar në Ligjin e Buxhetit shihet se në krahasim me vitin paraprak sivjet rritja e buxhetit për paga është bërë për 30 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë