Sulmuesi ka dështuar që të impresionojë që prej huazimit nga Real Madridi.
Tottenham si duket janë të pakënaqur me Gareth Bale, dhe nuk pritet që t’ia vazhdojnë qëndrimin e tij në Tottenham, raporton “The Times”.
Sulmuesi uellsian kaloi tek skuadra londineze në formë huazimi nga Real Madridi këtë verë, por ka dështuar që ta impresionoj teknikun Mourinho, përcjell KosovaPress.
Nëse Bale rikthehet tek Madridi, atëherë planet e “Galaktikëve” për të nënshkruar me Mbappen mund të prishen, pasi që paga e Bale është shumë e lartë, dhe ende asnjë klub nuk ka shprehur interesim për shërbimet e tij.