Roma ka mposhtur Feynoordin në finalen e Ligës së Konferencës, edicionin e parë të saj duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 pas 90 minutave lojë.
E veçanta e kësaj finaleje ishte se u zhvillua stadiumin “Air Albania” në Tiranë, një finale kjo që u organizua në Shqipëri për herë të parë pasi iu besua nga UEFA, transmeton KosovaPress.
Trajneri i Romës Jose Mourinho do të mbetet në histori po ashtu. Ai ia siguroi Romës trofeun e parë evropiane dhe kjo ndodhi pikërisht në “Air Albania”.
Para ndeshjes trajneri portugez e vlerësoi lartë organizmin e kësaj ndeshje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe deklaroi se aty ka gjetur një atmosferë të zjarrtë futbolli.
Gjithsesi, në këtë finale Mourinho nuk ia dha asnjë minutë lojë mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla.