Skuadra e Lazios pësoi humbje mbrëmë kundër Galatasarayt me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen që ishte e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Gjigandi turk siguroi fitore kundër skuadrës italiane, ku goli i vetëm në ndeshje ishte autogoli i portierit shqiptar Thomas Strakosha, përcjell KosovaPress.
Në një tentim për ta devijuar topin në korner, portieri i Lazios nuk e grushton topin mirë, dhe e dërgon atë në portën e tij.
Ky autogol ia shkaktoi Lazios humbjen e dytë radhazi, ku para ndeshjes me Galatasarayn, “Biancocelesti” pësoi humbje në Serie A kundër Milan.
Autogolin e Strakoshës e gjeni më poshtë.
"Just an extraordinary mistake from Thomas Strakosha!" 😳
You don't see own goals like this very often…pic.twitter.com/drdy98142R
— Action Network Soccer (@ActionNetSoccer) September 16, 2021