Loading…

​Zyrtare: Bruno Guimaraes, lojtar i ri i Arsenalit

  • 08/08/2026 | 15:01

​Zyrtare: Bruno Guimaraes, lojtar i ri i Arsenalit

Arsenali ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle United në një marrëveshje që thuhet se vlen 75 milionë funte apo rreth 88 milionë euro.


Braziliani ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me mundësi zgjatjeje për një sezon tjetër, pasi Arsenali dhe Newcastle arritën një marrëveshje pas negociatave të gjata.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë se lojtari brazilian Bruno Guimaraes është bashkuar me ne nga Newcastle United me një kontratë afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Ndryshe, trajneri Mikel Arteta e ka admiruar Guimaraes për disa vite dhe tani më në fund e ka sjellë atë te Arsenali.

Sezonin e kaluar, Guimaraes ishte kapiten i Newcastle dhe bëri 41 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë shtatë asistime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë