Loading…

​Zhvillime të reja mbi të ardhmen e Dybalas

  • 21/02/2022 | 10:43

​Zhvillime të reja mbi të ardhmen e Dybalas

Sipas raportimeve të fundit, Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë Paulo Dybalës kontratën origjinale për të cilën ai ra dakord në tetor, por vetëm nëse agjenti i tij heq dorë nga komisionet e kërkuara.


Situata është zvarritur për muaj të tërë, pasi palët kishin rënë dakord për një marrëveshje për zgjatje të kontratës në tetor të vitit 2021 për 8 milionë euro në sezon plus 2-3 milionë euro bonuse të ndryshme të lidhura me performancën.

Klubi më pas u ftoh në këtë drejtim, pjesërisht për shkak të problemeve të vazhdueshme të lëndimeve të Dybalas dhe mungesës së formës në fushë, dhe në vend të kësaj propozoi një marrëveshje me pagë më të ulët, përcjellë KosovaPress.

Kjo e acaroi lojtarin, i cili mund të jetë lojtar i lirë në korrik, pasi kontrata e tij aktuale është vetëm deri më 30 qershor.

Tani “Calciomercato.com” pretendon se Juventusi ka bërë një propozim të ri për Dybalan dhe agjentin e tij Jorge Antun.

Ata janë të përgatitur të qëndrojnë pranë pagës fillestare prej 8 milionë euro plus bonuse, por vetëm nëse Antun pranon të heqë dorë nga një pjesë e madhe e komisionit të kërkuar për vazhdimin e kontratës.

Juventusi po përballet efektivisht me Dybalan kundër agjentit të tij, duke shpresuar të mbështetet në dëshirën e “La Joya” për të qëndruar në Torino me “Bianconerët”.

Kur Juve u përpoq ta shiste atë në vitet e mëparshme, ai refuzoi ofertat nga Tottenham Hotspur dhe skuadrat tjera, duke dashur të qëndronte me “Zonjën e Vjetër”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë