Loading…

​Xavi: Dielli ka lindur sërish për ne

  • 24/01/2022 | 12:08

​Xavi: Dielli ka lindur sërish për ne

Trajneri i Barcelonës, Xavi thotë se fitorja 1-0 e së dielës ndaj Alavesit tregon se ka ende jetë në klubin që ai e drejton.


Frenkie de Jong shënoi në minutën e 88-të për të siguruar pikët për skuadrën e Xavi-t, i cili ngjitet në vendin e pestë në La Liga, një pikë prapa Atletico Madridit në vendin e katërt.

Barcelona zotëroi posedimin e topit deri në 76 përqind dhe në fund mori tre pikë shumë të rëndësishme, transmeton KosovaPress.

“Na kushtoi shumë, por ishin tre pikë vendimtare që i nevojiteshin skuadrës dhe i meritonte ato”, u tha Xavi gazetarëve.

“Dielli ka lindur sërish, kjo fitore tregon se ka jetë. Do të thotë shumë besim, duke vazhduar të besojmë në atë që bëjmë”, vazhdoi spanjolli.

Barcelona do të ketë një pushim para ndeshjes së radhës në ligë kundër Atletico Madridit të dielën më 6 shkurt.

“Ne jemi në luftë, një pikë larg nga Liga e Kampionëve,” tha Xavi. “Këto ditë do të na vijnë në ndihmë. Do të jenë shumë të dobishme”, tha në fund ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë