Loading…

​Vjen paralajmërimi nga FSShK, do marrim masa radikale nëse nuk reflekton Qeveria

  • 06/12/2021 | 16:48

​Vjen paralajmërimi nga FSShK, do marrim masa radikale nëse nuk reflekton Qeveria

Këshilli drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon, të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014, shkruan Gazeta MEtro.


Ky këshill ka diskutuar në lidhje me ecurinë e grevave të organizuara ditë më parë, si dhe çështjet e ngritura para Qeverisë nga kjo federatë.

“Këshilli Drejtues bën thirrje edhe njëherë që Ligji mbi Pagat të procedohet, miratohet dhe implementohet me buxhetin e vitit 2022. Këshilli Drejtues i FSSHK unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014. Këshilli Drejtues i FSSHK-së ia kujton gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësor si pasojë e inflacionit dhe shtrenjtimit të jetës, rritje kjo e cila do të ndikonte në zbutjen e kësaj gjendje, kjo rritje do të vlente deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave. FSSHK deri më datën 15 dhjetor do të bisedojë me secilin anëtar të vet dhe njëkohësisht pret reflektim nga Qeveria për të cilën ka formuar një grup negociues, nëse edhe kjo nuk ndodh, FSSHK paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore. Mbesim me shpresë që Qeveria do të reflektojë në të kundërtën për të gjitha pasojat e mundshme përgjegjësinë e bartë vet Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë