Loading…

​Veseli: Rënia e Luan Haradinaj na forcoi

  • 06/05/2018 | 13:07

​Veseli: Rënia e Luan Haradinaj na forcoi

Me rastin e 21 vjetorit të rënies së heroit Luan Haradinaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë bërë homazhe tek varri i Luan Haradinajt në Gllogjan.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Luan Haradinaj i takon brezit të parë të luftëtarëve që luftuan për lirin e vendit.Ai tha se vëllau i tij, Luani ishte mbështetës për mbarëvajtjen dhe funksionimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Homazhe dhe kurora lule tek varri i dëshmorit Luan Haradinaj bëri edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili tha se ka pasur fatin që të bashkëveproi me një luftëtar siç ishte Luan Haradinaj.

Veseli tha se janë të përgjegjshëm se duhet të punojnë më shumë për shtetin e Kosovës, pasi që në themelet e saj janë dëshmorët si Luan
Haradinaj që ranë për liri.Tek kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan një grup rapsodësh nga Mallakastra interpretuan disa vargje për heronjt që ranë për lirin e Kosovës. Homazhe e kurora lule kreu i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë bërë edhe tek shtatorët e heronjve Sali Çekaj e Luan Haradinaj në Deçan.

Kurse, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se fal sakrificës së Luan Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij sot po e jetojmë lirinë.Ndryshe, me rastin e shënimit të 21 vjetorit të rënies së heroit, Luan Haradinaj sot në ora 17:00 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në sallën e kuqe në Prishtinë./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë