Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli po ndihet shumë i gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, shkruan gazetametro.net
Kryetari Veseli përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka përshëndetur hyrjen në fuqi të ligjit për Obiliqin, i cili është miratuar në Kuvend javë më parë.
Ai ka shkruar se është i lumtur që përmes këtij ligji do të përfitojnë qytetarët e Obiliqit.
“I gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin. Jam i lumtur që Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një ligj, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e zonës së rrezikuar atje. Përpos përfitimeve financiare, Komuna e Obiliqit do të ketë mundësi që të zhvillojë politika për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik, për ç’gjë tash kemi më së shumti nevojë”, ka shkruar Veseli.
Veseli ka qenë insistues në nxjerrjen e ligjit për Obiliqin, i cili do të ndikojë në përfitimin e Komunës më të rrezikuar në Kosovë./gazetametro.net