Loading…

​Thaçi: Të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit Bush

  • 04/12/2018 | 10:54

​Thaçi: Të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit Bush

Dita e mërkurë me kërkesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është shpallur ditë zie. Kjo në nderim të ish-presidentit amerikan George H.W. Bush.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media nga zyra e presidentit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës”

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë