Loading…

​Sulmet në Londër, Haradinaj s’do të dorëzohemi para sulmeve makabre

  • 04/06/2017 | 10:42

​Sulmet në Londër, Haradinaj s’do të dorëzohemi para sulmeve makabre

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Alternativa, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në Londër, duke thënë se asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla.


“Thellësisht i prekur nga sulmet makabre në Londër dhe me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Lutjet tona sot janë me familjet e viktimave dhe popullin britanik.

Asnjëherë nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para akteve të tilla. Rreshtohemi me aleatët tanë në luftën e pakompromis kundër terrorizmit”, ka shkruar Haradinaj në facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë