Propozimi i qeverisë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Marko Zvërlevski ka mbërritur sot në Kuvend njoftoi sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski.
Pritet që kërkesa për shkarkimin e tij të vihet sot rend dite në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Parlamenti, mund ta shkarkojë Marko Zvërlevskin me një shumicë të thjeshtë votash prej, 61 vota. Pasi ti përfundojë funksioni, në prokurori do ta trashëgojë ish ministri i BDI-së Xhelal Bajrami.
Procedura për Prokuror të ri shtetëror shkon ashtu që, Kuvendi me propozim të qeverisë publikon shpallje. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e shpalljes. Pasi të përfundojë shpallja, Këshilli i prokurorëve brenda 15 ditëve duhet të japë një opinion mbi kandidatët e paraqitur. Nëse nuk prononcohen, kanë edhe 15 ditë shtesë.
Nëse edhe në këtë periudhë nuk ka asnjë vendim do të konsiderohet se mendimi është pozitiv. Por në qoftë se Këshilli i Prokurorëve jep një opinion negativ mbi kandidatët, shpallja për përzgjedhjen e prokurorit të ri do të përsëritet. Në lojë për postin e Zvërlevskit, janë profesorë universitarë, avokatë dhe prokurorë. Së fundmi në rrjetet sociale u paraqit një peticion për të mbështetur Fatime Fetain në postin e prokurores republikane.