Loading…

​SHBA ‘i vë fshesën’ 50 politikanëve në Ballkan

  • 04/12/2021 | 22:00

​SHBA ‘i vë fshesën’ 50 politikanëve në Ballkan

Përmes një njoftimi në Twitter, Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd paralajmëron se në muajin janar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, “Republika Srpska”, Mali i Zi dhe Kosova.


Masat, sipas këtij Instituti, do të vendosen bazuar në “Magnistky Act”. “Danas” ka kontaktuar drejtuesin e këtij institucioni, Orhan Dragas, i cili sqaroi se në shënjestrën e sanksioneve do të jenë rreth 50 persona nga Ballkani.

Ai e theksoi se kjo ka të bëjë vetëm më individët dhe nuk janë sanksione kundër shteteve, ndërsa shtoi se në Bullgari, masa të tilla ishin dëshmuar shumë të efektshme.

Sipas Dragas, paralajmërimi për sanksione është në linjë me atë çfarë deklaroi së fund i Dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë vizitës së tij në rajon, zyrtari i lartë u shpreh se sanksionet kundër politikanëve janë një mundësi reale.

“Dhe jo vetëm sanksionet, ka edhe mjete të tjera ekonomike që mund të zbatohen jo vetëm ndaj drejtuesve që kryejnë aktivitete anti-Dejton, por edhe ndaj atyre që i mbështesin dhe ndaj kompanive që i ndihmojnë”, ka shtuar Drag.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë