Loading…

​Shaip Shala ia sheh sherrin rrjetit elektrik, kërkon kompensim nga KEDS (Video)

  • 02/07/2017 | 13:13

​Shaip Shala ia sheh sherrin rrjetit elektrik, kërkon kompensim nga KEDS (Video)

Shaip Shala nga fshati Trudë i komunës së Prishtinës po pretendon që mos ndreqja e rrjetit elektrik i ka shkaktuar dëme në biznesin e tij të vogël. Ai madje ka paralajmëruar se do të ngrisë padi nëse këto dëme nuk ia paguan KEDS-i.


Shala i cili bashkë me familjen e tij, jeton nga një dyqan i vogël, ankohet se e ka problem të rregullojë pajisjet elektrike të cilat iu kanë djegur si pasojë e përpjekjeve të telave të rrymës, derisa një gjë e tillë po i sjellë probleme në zhvillimin e biznesit.

“Neve na ka djegur dy frizat e kokakolës, na i ka djegur frizin e akulloreve, na ka djegur frizin e mishrave në ketë lokal. Për në shtëpi kam arrit ta ndali, se këtu i dul tymi, ndërsa të shtëpia i kam ndal s’më ka djeg.

Unë nuk e di çka mendon ky KEK, na i bjen faturat thua që është lokal i madh këtu, 60 euro, po e shihni, 23 metra katror i ka kjo, 60 euro.

Ne jemi duke ua paguar rrymën edhe serbëve të veriut dhe Gracanicës, se atyre nuk guxojnë me shku me iu than KEDS-i qitni parët këtu, por neve po na e lujnë nanen kështu”, tha Shala.

Ai tha se era e madhe ka pështjellur telat, duke djegur pajisjet elektrike në lokal.Sipas tij, janë mbi 300 euro që iu është bërë dëmi, derisa nuk mund t’i rregullojë me fitimet që ka nga biznesi i vogël.KosovaPress ka kontaktuar gjatë vikendit me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se është jashtë vendit dhe se përgjigje mund të jap tek të hënën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë