Loading…

​Rrahu gruan, arrestohet një 24-vjeçar në Kaçanik

  • 13/04/2022 | 09:55

​Rrahu gruan, arrestohet një 24-vjeçar në Kaçanik

Arrestohet një 24-vjeçar në Kaçanik për shkak se kishte rrahur bashkëshorten.


Policia ka njoftuar gruaja 23-vjeçare kishte marrë lëndime dhe e njëjta ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:40 ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet D.G (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet L.V ( F/K) e moshës 23 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore e cila për trajtim mjekësorë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë