Loading…

​Ronaldo reagon pas debaklit nga Liverpooli

  • 25/10/2021 | 10:08

​Ronaldo reagon pas debaklit nga Liverpooli

Cristiano Ronaldo thotë se tifozët e Manchester United meritojnë më mirë pas humbjes poshtëruese 5-0 të së dielës nga rivalët e Premier Ligës, Liverpooli.


Ishte një ditë për t’u harruar për Ronaldon dhe skuadrën e tij, të cilët u turpëruan nga Liverpooli në “Old Trafford”, ku “Djajtë e Kuq” pranuan katër gola në pjesën e parë për herë të parë në një ndeshje të Premier Ligës para se Paul Pogba të përjashtohej nga loja me karton të kuq, transmeton KosovaPress.

Mohamed Salah shënoi hat-trick dhe United humbi me një diferencë prej pesë ose më shumë golave në shtëpi pa shënuar asnjë për herë të parë që nga humbja 5-0 ndaj Manchester Cityt në vitin 1955.

Ronaldo, i cili ishte i frustruar gjatë gjithë kohës dhe përdori rrjetet sociale për të reaguar për paraqitjen e mjerueshme të Mançester United.

“Ndonjëherë rezultati nuk është ai për të cilin luftojmë. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që duam,” shkroi pesë herë fituesi i Topit të Artë Ronaldo në Instagram.

“Dhe kjo është për ne, vetëm për ne, sepse nuk ka asnjë tjetër për t’u fajësuar. Tifozët tanë ishin të mahnitshëm me mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Ata meritojnë më mirë se kaq, shumë më mirë, dhe varet nga ne që të japim maksimumin. Koha është tani!”, ka shkruar Ronaldo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë