Loading…

​Rasti i intervistimit të Drejtorit të Policisë, kryeshefi i IPK’së kërkon të diskutohet me dyer të mbyllura

  • 30/11/2021 | 12:23

​Rasti i intervistimit të Drejtorit të Policisë, kryeshefi i IPK’së kërkon të diskutohet me dyer të mbyllura

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj është pyetur nga deputeti Mefail Bajqinovci për arsyen e intervistimit të drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ditë më parë.


Hodaj ka kërkuar që kjo mbledhje të vazhdojë e mbyllur teksa raportohet për këtë rast.

“Ne kemi pasur një sqarim se në cilin rast është intervistuar. Aspekte të detajuara për rastin që është në hetime nuk mund të ketë”, tha Hodaj.

“Ndërprerja e suspendimit thatë që keni informata që unë i mbaj në zyre dhe nuk i dërgoj. Unë kam dilema në disa raste që të rekomandoj kthimin, dhe sigurisht që këtu bëhet një vlerësim më i detajuar. Në disa raste kur unë kam pritur është për ata që kanë aktakuza. Në këto raste bëjë analizë. Ka raste që unë nuk i marrë bllanko”, ka shtuar ai.

Ndërkohë që për pak minuta ka vijuar me pyetje të tjera të anëtarëve të Komisionit për Siguri. Dhe më pas është përmbyllur i gjithë diskutimi në këtë mbledhje.

Hodaj ka njoftuar se gjatë këtij viti janë arrestuar 31 zyrtar policor dhe janë ngritur 62 kallëzime penale.

“1862 ankesa i kemi pranuar deri më tani prej qytetarëve, është 30 për qind më shumë se vitin e kaluar. Janë ngritur 62 kallëzime penale. 78 punonjës policor janë suspenduar, ndërsa 31 zyrtarë policorë janë arrestuar”, ka thënë ai.

Hodaj tha se numri më i madh i ankesave është për keqpërdorim të detyrës zyrtare, fajde, shkaktimi i lëndimeve trupore dhe dhuna në familje.

Sa i përket aksionit në Karaçevë një vit më parë, Hodaj tha se ishin arrestuar 15 zyrtarë policor.

“Tani jemi në një situatë ku Prokuroria ka ngritur 71 aktakuza. Për epilogun më tutje do të jetë një proces gjyqësor. Por është lajm i mirë që kemi aktakuzë”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë