Loading…

​Rama: Valbona, adresa e preferuar e vizitorëve vendas e të huaj

  • 20/03/2022 | 12:55

​Rama: Valbona, adresa e preferuar e vizitorëve vendas e të huaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli mëngjesin e sotëm pamje nga parku kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë.


“Mirëmëngjes dhe me Valbonën dimërore që është kthyer në një nga adresat e preferuara jo vetëm për vizitorët vendas, po edhe të huajt që pëlqejnë aventurën e majave me dëborë, ju uroj një të diel të qetë”, tha Rama.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, parku kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë.

Reshjet e dëborës e kanë shndërruar parkun në vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësimin qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë