Loading…

​Prokuroria tregon krejt çka u sekuestrua gjatë aksionit “Brezovica 3” ku u arrestuan dy persona

  • 17/03/2022 | 10:51

​Prokuroria tregon krejt çka u sekuestrua gjatë aksionit “Brezovica 3” ku u arrestuan dy persona

Dokumente, parcela, para të gatshme, armë, fishekë, telefona janë disa nga ato çka u gjetën gjatë bastisjes në aksionin “Brezovica 3” që ndodhi të mërkurën në shtatë lokacione në Shtërpcë e ku u arrestua një doganier dhe meanxheri i një qendre skijimi në Brezovicë.


Për dy të arrestuarit që po dyshohen për kryerjen e veprës “marrje ryshfeti” Prokuroria Themelore në Ferizaj po kërkon masën e paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale ‘Marrja e ryshfetit’, me këtë do të kryente veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’ në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

– Dokumente të tatimit në pronë,

– Dokumente të MMPH-së,

– Dokumente me plane,

– Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),

– Lista me numra të parcelave,

– Telefon “Samsung S7”,

– Telefon Poco X3,

– Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,

– Para të gatshme 705,00 USD,

– Para të gatshme 170,00 CHF,

– Para të gatshme 60,00 Pound,

– Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,

– Thika të ndryshme (13 copë),

– Dorëz e revoles (1 copë),

– Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)

– Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)

– Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),

– Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe

– Pranga të Policisë (1 palë).

Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

– Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,

– Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,

– Një (1) jelek anti-plumb,

– Një (1) thikë ushtarake,

– Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,

– Një (1) gaz maskë,

– Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,

– Dy (2) fishek të armës së gjatë,

– Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,

– Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,

– Dy (2) fishek të pistoletës E43,

– Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,

– Dy (2) radiolidhje Sëiter,

– Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,

– Një (1) palë dylbi “Tento X50”,

– Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,

– Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,

– Një (1) shufër metalike,

– Radiolidhje Motorolla,

– Një (1) telefon “Iphone 11” dhe

– Një (1) telefon “Huawei”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë