Giorginio Wijnaldum është në bisedime të avancuara me FC Barcelonën për t’u bashkuar me katalanasit si lojtar i lirë këtë verë.
Wijnaldum ka vendosur të largohet nga Liverpooli pasi e ka përfunduar kontratën dhe ka marrë shumë propozime në javët e fundit, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Barcelona i ka ofruar kontratë trevjeçare dhe prioritet i Wijnaldum është të nënshkruajë sa më shpejt me Barçën. Agjenti i tij u takua sot me drejtorët e klubit spanjoll, përcjell KosovaPress.
Edhe Bayerni dhe PSG janë të interesuar por nuk ka marrëveshje me klubet e tjera pasi prioritet i Wijnaldum është që të bashkohet me Barçën.
Barça tashmë kanë nënshkruar Eric Garcia dhe Sergio Agüero si lojtarë të lirë, ata po punojnë për marrëveshjen me Depay dhe Gini Wjnaldum pritet të jetë transferimi i radhës.