Loading…

​Opozita kërkon anulimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë dhe shkarkimin e bordit

  • 08/02/2022 | 12:39

​Opozita kërkon anulimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë dhe shkarkimin e bordit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe shkarkimin e bordit të këtij institucioni. Megjithatë, në seancën e sotme të Kuvendit, dështoi të miratohet mocioni procedural për debat urgjent parlamentar, pasi për të njëjtin votuan vetëm 36 deputetë nga opozita, ndërsa shumica parlamentare e kundërshtoi dhe u përmbajtën nga votimi.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është domosdoshmëri e Kuvendit që të debatojë vendimin e sotëm të ZRRE-së.

“Të kemi një mocion procedural ku të shtim një pikë ku të debatojmë për vendimin e këtij organi të Kuvendit të Kosovës. A po më mirë të themi për instrumentin e kryeministrit Kurti që sapo morri një vendim që rëndon gjendjen e qytetarëve. Të trajtohet kjo çështje me urgjencë dhe të kërkojmë që ky vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të anulohet sot”, tha ai.

Përkrahje këtij propozimi i dha edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Armend Zemaj.

“Në çdo moment grupet parlamentare mund të ngritin mocion procedural, pavarësisht fillimit të seancës. Për çështje urgjente në çdo moment kur është në interes të publikut mund të kemi mocion përmbajtjesor dhe procedural. Është mirë të trajtohet me seriozitet kjo, pasi është më shumë e rëndësishme se votimet e disa ndryshimeve të projektligjeve”, tha ai.

Duke mbështetur propozimin për debat, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike është alarm për kryeministrin Kurti, pasi do të ketë përkeqësim të situatës sociale tek qytetarët.

“Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës është një lajm shumë i keq për qytetarët e Kosovës. Po vjen në rrethana të vështira dhe tash ky shtrenjtim do të ndikojë në përkeqësimin e situatës sociale për qytetarët e Kosovës. Ky duhet të ishte një alarm për kryeministrin, qeverinë dhe gjithë ne”, tha ai.

Interpretim dhe formulim më të saktë për këtë mocion procedural kërkoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Jam ithtar i një interpretimi më fleksibil të rregullores së Kuvendit. Kështu që formulojeni çështjen dhe e hedhim në votim”, tha ai.

Përkitazi me këtë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri renditi dy kërkesat kryesore për Kuvendin.

“Ta miratojmë një rezolutë e cila i bënë thirrje ZRRE-së që të anuloj këtë vendim dhe në fund të këtij debati është e rëndësishme që të vendoset për votim edhe shkarkimi i ZRRE-së. Këta njerëz nuk duhet të qëndrojnë në këto pozita derisa e kanë sjell këtë gjendje për qytetarët tanë”, tha ai.

Por vendimet e tilla, kryeparlamentari Konjufca tha se anulimi i vendimit të ZRRE-së dhe marrja e mandatit të bordit është arbitrare dhe duhet ndryshim i ligjeve fillimisht.

“Ju ndoshta e keni parasysh zotëri Tahiri se për me anulu vendimin dhe marrë mandatin duhet ta ndryshoni ligjin fillimisht. Nuk munden me vendime arbitrare të Kuvendit të bëhen këto gjëra”, shtoi ai.

Në debat u përfshi edhe shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se partitë opozitare po tentojnë të prishin rendin kushtetues dhe shkelje e ligjeve.

Tahiri: Vendimi i ZRRE-së të anulohet sot

Video:

Zemaj: Në çdo moment grupet parlamentare mund të ngritin mocion procedural

Video:

“Në çdo moment grupet parlamentare mund të ngritin mocion procedural, pavarësisht fillimit të seancës. Për çështje urgjente në çdo moment kur është në interes të publikut mund të kemi mocion përmbajtjesor dhe procedural. Është mirë të trajtohet me seriozitet kjo, pasi është më shumë e rëndësishme se votimet e disa ndryshimeve të projektligjeve”, tha ai.

Duke mbështetur propozimin për debat, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shtrenjtimi i energjisë elektrike është alarm për kryeministrin Kurti, pasi do të ketë përkeqësim të situatës sociale tek qytetarët.

Tahiri: Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës është një lajm shumë i keq

Video:

“Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës është një lajm shumë i keq për qytetarët e Kosovës. Po vjen në rrethana të vështira dhe tash ky shtrenjtim do të ndikojë në përkeqësimin e situatës sociale për qytetarët e Kosovës. Ky duhet të ishte një alarm për kryeministrin, qeverinë dhe gjithë ne”, tha ai.

Interpretim dhe formulim më të saktë për këtë mocion procedural kërkoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca: Formulojeni çështjen dhe e hedhim në votim

Video:

“Jam ithtar i një interpretimi më fleksibil të rregullores së Kuvendit. Kështu që formulojeni çështjen dhe e hedhim në votim”, tha ai.

Përkitazi me këtë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri renditi dy kërkesat kryesore për Kuvendin.

Tahiri: Të anulohet vendimi i ZRRE-së dhe të shkarkohet bordi

Video:

“Ta miratojmë një rezolutë e cila i bënë thirrje ZRRE-së që të anuloj këtë vendim dhe në fund të këtij debati është e rëndësishme që të vendoset për votim edhe shkarkimi i ZRRE-së. Këta njerëz nuk duhet të qëndrojnë në këto pozita derisa e kanë sjell këtë gjendje për qytetarët tanë”, tha ai.

Por vendimet e tilla, kryeparlamentari Konjufca tha se anulimi i vendimit të ZRRE-së dhe marrja e mandatit të bordit është arbitrare dhe duhet ndryshim i ligjeve fillimisht.

Konjfuca; Për me anulu vendimin e ZRRE-së fillimisht duhet ndryshuar ligjet

Video:

“Ju ndoshta e keni parasysh zotëri Tahiri se për me anulu vendimin dhe marrë mandatin duhet ta ndryshoni ligjin fillimisht. Nuk munden me vendime arbitrare të Kuvendit të bëhen këto gjëra”, shtoi ai.

Në debat u përfshi edhe shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se partitë opozitare po tentojnë të prishin rendin kushtetues dhe shkelje e ligjeve.

“ZRRE-ja ka hapur periudhën e konsultimeve që ka qenë e hapur që dy javë. Në procedurë të konsultimeve dy partitë nuk kanë dërguar në rrugë zyrtare siç e parasheh ligji komentet e tyre. E dyta, ajo që sot po propozohet është ndryshim i rendit të ditës që mund të propozohet përmes mocionit procedural dhe të hidhet në votim. Njëjtë sikur deputetët e Kuvendit të kenë vullnetin e tyre në raport me propozimin që është këtu i prezantuar. Së treti, ZRRE-ja është konsultuar i është thënë disa herë radhazi të mos merren me komentet politike, por me dokumentet zyrtare dhe ligjin për rregullatorin. ZRRE-ja vendimin e ka marrë konfrom afateve të parapara, janë mekanizma të tjera që mund të ndikojnë në zbutjen e çmimit njëjtë sikur ka nda qeveria subvencionin. Ajo çka tentohet këtu është prishje e rendit kushtetues dhe shkelje e ligjit për rregullatorin e energjisë dhe ligjin për energjinë elektrike”, deklaroi ajo.

Pas dështimit të miratimit të mocionit dy partitë, PDK dhe LDK lëshuan sallën plenare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë