Loading…

​Ndezën qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor

  • 18/11/2018 | 09:11

​Ndezën qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor

Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor


Sipas njoftimit, ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar, duke filluar nga ora 18:00.

E diela e tretë e muajit nëntor, është Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.  Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Të premten në aksidentin në Mramur të Prishtinës kanë humbur jetën 4 familjarë, kurse dje një grua ka humbur jetën në aksident në Malishevë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë