Loading…

​Nafta shtrenjtohet, benzina e gazi me çmim të njëjtë

  • 28/06/2022 | 09:35

​Nafta shtrenjtohet, benzina e gazi me çmim të njëjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar edhe të martën limitin maksimal për çmimet e derivateve edhe për 24 orët e ardhshme.


Ministria njofton se deri të mërkurën në ora 10:00 çmimi i një litri të naftës është më i shtrenjtë se të hënën, për 1 cent.

MINT ka njoftuar të martën se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.86 euro centë për litër, çmimi maksimal i lejuar I produktit benzinë është: 1.74 centë euro për litër.

Po ashtu çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.

Çmimi maksimal i një litri të naftës në 24 orët e fundit i përcaktuar nga MINT ishte 1.85 euro.

Ndërsa, çmimet e benzinës dhe gazit mbesin të njëjta sikur në 24 orët e fundit.

Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në Udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë