Loading…

​Moti për javën e ardhshme, përgatituni për acar të vërtetë

  • 05/12/2021 | 20:46

​Moti për javën e ardhshme, përgatituni për acar të vërtetë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër mbi vendin tonë parashihet të ketë reshje shiu që gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore, përcjellë Gazeta Metro.


Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të bien dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat. Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion.

Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje, por të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 5 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Se a do të ketë reshje bore apo jo gjatë festës së motmotit, IHMK do të dalë me njoftim një javë më herët, kur do të kenë një pasqyrë më të saktë për situatën sinoptike, thuhet në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë