Klubi italian AC Milan dëshiron të nënshkruajë me Brahim Diaz në një marrëveshje permanente, përcjell “Calcio Mercato”.
21-vjeçari kaloi në radhët e “Rossonerëve” nga skuadra e Real Madridit, në formë huazimi deri në fund të këtij edicioni, por në marrëveshje nuk ishte përfshirë opsioni për të drejtë blerjeje, pasi të përfundojë marrëveshja e tanishme.
Milan do ta testojë Real Madridin me një ofertë drejt tyre, për ta blerë Diaz në fund të edicionit 2020/21.