Loading…

​Mbyllen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

  • 28/10/2020 | 22:57

​Mbyllen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar edhe gjashtë ndeshjet e filluara sonte nga nga ora 21:00, ndeshje këto të vlefshme për fazën e grupeve të Uefa Champons League.

Ndeshja kryesore sonte u zhvillua në “Alianz Arena”, Ku Barcelona doli fituese nga ballafaqimi me Juventusin me rezultat 0-2.

Goli i parë realizua nga sulmuesi francez Ousmane Dembele në minutën e 14’ të ndeshjes. Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, duke e dominuar lojën dhe duke krijuar më shumë raste shënimi dhe në qastet e fundit, Leo Messi, e dyfishoi rezultatin në 0-2 nga pika e bardhë, shkruan KP.

Interesant ishte fakti se sulmuesi i Juventusi, Alvaro Morata, realizoi tre gola, por që ishin nga pozita jashtë loje.

Një ndeshje tjetër e rëndësishme ishte ajo ndërmjet Manchester United dhe RB Leipzig, ku “Djajtë e Kuq” shënuan fitore të pastër me rezultat 5-0, me golat e realizuara nga Greenvood, Rashford (3) dhe Anthony Martial

Lazio e Vedat Muriqit barazoi ndaj Club Brugge me rezultat 1-1, derisa Sevilla e ka mposhtur Rennesin me rezultat 1-0.

Rezultatet tjera ishin:

Dortmund – Zenit 2-0

Farencvaros – Dynamo Kiev 2-2

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë