Loading…

​Mashtruan qytetarët për viza pune në Kroaci e Gjermani, një muaj paraburgim për dy persona

  • 20/01/2022 | 14:39

​Mashtruan qytetarët për viza pune në Kroaci e Gjermani, një muaj paraburgim për dy persona

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar sot masën e paraburgimit nga 30 ditë ndaj të pandehurve H.B., dhe Z.D., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën mashtrimi.


Dy të dyshuarit nga muaji nëntor 2020 deri në prill 2021 në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “Timi & Zaimi”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë mashtruar qytetarët duke iu premtuar viza pune për Kroaci dhe Gjermani, dhe si kundërvlerë paraprake kanë marrë parapagime në shuma prej 300 deri në 500 euro.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet penale janë në fazën fillestare dhe me lënien e tyre në liri, ekziston rreziku se të njëjtit mund të arratisen jashtë vendit, pasi që i pandehuri Z.B., që nga muaji korrik 2021 është i kërkuar me urdhër arrest, nga kur ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë