Loading…

​Maqedonia e Veriut, qeveria dërgon në Kuvend propozimin francez

  • 07/07/2022 | 16:48

​Maqedonia e Veriut, qeveria dërgon në Kuvend propozimin francez

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 59-të ka shqyrtuar informacionet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për propozim kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut me BE-në, të paraqitur nga Presidenca franceze e Bashkimit Evropian.


Në seancë, qeveria vendosi që propozim kornizën negociuese t’ia përcjell Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shqyrtim dhe miratim të konkluzioneve të mëtutjeshme, sipas procedurave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Partitë shqiptare dhe mazhoranca e mbështesin propozimin francez, ndërsa opozitarët e VMRO-DPMNE kërkojnë ndryshimin e tekstit për të garantuar ruajtjen e identitetit maqedonas, përfshirë gjuhën dhe historinë, teksa akuzon qeverinë se po pranon një kompromis të dëmshëm për vendin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë