Loading…

​LDK kundër mocionit të AAK’së: Zgjidhje të mëdha s’ka, të dialogohet vetëm për njohje

  • 25/02/2022 | 13:13

​LDK kundër mocionit të AAK’së: Zgjidhje të mëdha s’ka, të dialogohet vetëm për njohje

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka sugjeruar Qeverinë që mos të fokusohet në çështjet teknike me Serbinë, por tek marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke.


Në debatin parlamentar për dialogun, Hoti tha se ka paqartësi të madhe për procesin e dialogut. Megjithatë u shpreh kundër mocionin të iniciuar nga AAK-ja.

“Qeveria ka paqartësi të madhe në këtë proces karshi opozitës dhe qytetarëve, pasi është kthyer në çështje teknike të cilat mund të jetë të rëndësishme, por e devijojnë nga tema e njohjes reciprok. Qeveria duhet të jetë e kujdesshme në këtë drejtim, pasi vetëm kjo është e rëndësishëm për të përmbyllur çështjet me fqinjët tanë verior”, tha ai.

Hoti tha se me qasjen e Qeverisë Kurti procesi i dialogut po kthehet në pikën zero

“Me këtë qasje po kthehen çështjen në pikën zero, po kthehemi në vitin 2013, nëse kthehesh në çështje teknike kthehesh në vitin 2013… Nuk dëshiroj të politizoj një çështje, por sikur janë harruar të pagjeturit”, tha ai.

Siç njofton Kp, Hoti tha se Qeveria nuk duhet të sjell vetën në situatë që të përballet me presionin ndërkombëtar.

“Qeveria nuk duhet të sjell vetën në situatë që të përballet me presion ndërkombëtar por të insistojë në qëllimin kryesor te dialogut dhe dialogoj me shumë me partnerët tanë se me Serbinë”, shtoi ai.

Derisa shprehu kundërshtimin për mocionin e AAK-së.

“Zgjidhje të madhe çojnë në kompromise të mëdha, ata që kërkojnë konferencë ndërkombëtare për të mbyllur procesin e dialogun me Serbinë në fakt e kërkojnë të njëjtën gjë sikur ata që kërkojnë shkëmbim të territoreve dhe lëvizja e kufijve çojnë në luftë”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë