Emisari special i Bashkimit Europian (BE) për dialogun Miroslav Lajcak deklaroi sot në përfundim të vizitës në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim në Twitter, Lajcak ka njoftuar se në Serbi ka takuar edhe partitë opozitare.
“Më vjen mirë që gjatë kësaj vizite u takova me partitë opozitare parlamentare në Serbi për të dëgjuar pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre ndaj dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interesin kombëtar të Serbisë dhe si i tillë ka nevojë për mbështetje ndërpartiake”, shkroi diplomati sllovak në Twitter.
Para shkuarjes në Serbi, Lajçak qëndroi për vizitë treditore në Kosovë. /gazetametro.net