Loading…

​Lajcak mbërrin në veri, pritet nga Rakic dhe kryetarët e komunave veriore

  • 29/06/2022 | 12:10

​Lajcak mbërrin në veri, pritet nga Rakic dhe kryetarët e komunave veriore

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke qëndruar në veri të Mitrovicës.


Ai aktualisht ndodhet në takim me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakic dhe kryetarët e katër komunave veriore.

Takimi po mbahet brenda dyerve të mbyllura për media.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i vizitës së tij në veri është zbatimi i marrëveshjes për energjinë.

Mësohet se pas kësaj, Lajcak do të vizitojë Vallaqin dhe pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë