Loading…

​Kurti takon komisionerin Varhelyi, i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovës

  • 01/09/2021 | 23:13

​Kurti takon komisionerin Varhelyi, i kërkon liberalizimin e vizave për Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka takuar Komisionerin për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, ku zyrtarë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme, po diskutojnë për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të Bashkimit Evropian.


Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u diskutua gjendja me pandeminë COVID 19 dhe rëndësia që ka për popullin e Kosovës përkrahja nëpërmjet fondeve për përballimin e vështirësive dhe ringjalljen ekonomike.

Kryeministri Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet skepitike.

Kryeministri Kurti e njoftoi Varhelyi për angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Komisioneri Varhelyi theksoi mbështetjen që Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i japë Kosovës në procesin e reformave.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, kryeministri tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë