Loading…

​Kurti: Kosova aplikon për statusin e vendit kandidat të BE’së brenda këtij viti

  • 30/06/2022 | 23:00

​Kurti: Kosova aplikon për statusin e vendit kandidat të BE’së brenda këtij viti

Kryeministri Kurti, ka thënë se Kosova aplikon për statusin e vendit kandidat të BE’së brenda këtij viti, shkruan Gazeta Metro.


Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim deputetin e parlamentit gjerman nga radhët e Partisë Social Demokrate (SPD), Metin Hakverdi me të cilin bisedoi për situatën aktuale politike dhe atë ekonomike si në vend ashtu edhe më gjerë.

Kurti njoftoi deputetin Hakverdi me masat e ndërmarra në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si përgjigje ndaj inflacionit të importuar dhe në ndihmë të qytetarëve, duke veçuar vendimin e fundit për vendosjen e tavanit të çmimit të naftës.

Në takim u bisedua edhe mbi vizitën e kancelarit Olaf Scholz në Kosovë dhe takimin dypalësh në Zyrën e Kryeministrit, si dhe për perspektivën e Ballkanit Perëndimor për integrim sa më të shpejtë në BE.

Në këtë drejtim, kryeministri Kurti tha se Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat të BE-së brenda këtij viti.

Deputeti Hakverdi, anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 2013, shprehu mbështetjen e Gjermanisë për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet socialdemokratëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë