Loading…

​KPK kundër ligjit për KPK’në: Cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese

  • 23/06/2022 | 15:55

​KPK kundër ligjit për KPK’në: Cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka shprehur shqetësimin lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në në Kuvendin e Kosovës.


Këshilli Prokurorial me anë të kësaj deklarate për media, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së, ashtu siç parashihet me strategjinë për sundimin e ligjit, ka dhënë kontributin e tij nëpër grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka dalë me propozime konkrete, të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës.

“KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese. Për më tepër, përmbajtja e këtij ligji do të pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika. Meqenëse me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, Këshilli njofton se përveçse do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij ligji, gjithashtu, asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”, thuhet në deklaratë.

Kurse, ministrja e Drejtsisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin në lexim të dytë të projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Miratimi i këtij projektligji i hap rrugën reformave të mëdha në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]ametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë