Loading…

​Kosova pranon 50 milionë euro nga Komisioni Evropian

  • 01/06/2021 | 14:54

​Kosova pranon 50 milionë euro nga Komisioni Evropian

Komisioni Evropian ka ndarë edhe 50 milionë euro për Kosovën, në kuadër të huasë për asistencë makro-financiare, me qëllim të adresimit të sfidave të shkaktuara nga pandemia dhe rimëkëmbjen sa më të shpejtë.


Këtë e ka bërë të ditur shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyou, i cili në një postim në “Twitter” ka shkruar se BE do të vazhdojë mbështetjen për adresimin e sfidave socio-ekonomike të shkaktuara nga CoViD-19 në Kosovë dhe në vendet tjera.

“Komisioni Evropian ka ndarë 50 milionë euro për Kosovën, në kuadër të huasë për asistencë makro-financiare. Një shumë tjetër prej 50 milionë eurosh janë ndarë tashmë për Kosovën, duke e dërguar totalin në 100 milionë euro. Kjo tregon mbështetjen e Bashkimi Evropian për adresimin e sfidave socio-ekonomike, të shkaktuara nga pandemia”, ka shkruar Szunyou.

Në një njoftim për media, Komisioni Evropian po ashtu ka njoftuar se në kuadër të kësaj ndihme, 300 milionë euro janë ndarë për Tunisinë, 30 milionë për Malin e Zi dhe 80 milionë të tjerë për Maqedoninë e Veriut. Këto mjete janë ndarë nga fondi prej 3 miliardë eurosh i BE-së, i rënë dakord në maj të vitit të kaluar për të ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë CoViD-19.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka pranuar 100 milionë euro nga BE, 50 milionë prej të cilëve ishin ndarë në tetor të vitit të kaluar.

Komisioneri për Ekonomi, Paolo Gentiloni, citohet të ketë thënë se “Bashkimi Evropian mbetet më i përkushtuar se kurrë në përkrahjen e fqinjëve të tij në këto kohë të vështira”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë