Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë, e cila sot do të vizitojë Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila do pritet nga homologu i saj, Haki Demolli.
Sipas një njoftimi për media të MFSK-së, pas këtij takimi do të vazhdohet me një takim bilateral në mes të dy delegacioneve, ku më pas dy ministrat do t’i drejtohen mediave.
Kodheli ka ardhur dje në Kosovë, ku në Komunë e Gjilanit ka mbajtur një fjalë rasti.
Ajo këtë vizitë e realizon gjatë ditëve të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.