Loading…

​Kadri Veseli prezanton aderime të reja në Partinë Demokratike të Kosovës

  • 08/10/2020 | 18:18

​Kadri Veseli prezanton aderime të reja në Partinë Demokratike të Kosovës

Partisë Demokratike e Kosovë në Kamenicë iu janë shtuar dhjetëra anëtarë. Kandidatët janë prezantuar nga kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ku prej tyre kishte specialist të fushave të ndryshme. 


Me këtë rast, Veseli ka thënë se përmes kësaj po synohet të përçohet mesazh të një shteti modern, mesazh të cilin e përçon Partia Demokratike e Kosovës.

“Së bashku me kolegë, nënkryetarin, kryetarin dhe kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, synojmë të përçojmë një mesazh i cili është i një shteti modern, një shteti perëndimor, i cili po e perçon edhe Partia Demokratike e Kosovës, anë e kënd Republikës së Kosovës. Ky është vizioni jonë, jo vetëm në Kamenicë, vizioni jonë do të jetë nga Kamenica në Prizren, nga Kaçaniku në Mitrovicë, një vizion i fitores dhe forcimit të Kosovës, shtet i pavarur, sovran, i forcimit të ekonomik, forcimit të një shteti ligjor, një ndërmarrësi e cila është e fuqishme e këtyre kategorive intelektuale, morale, akademike të cilat i ka vet Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është parti e të gjithëve të cilët punojnë në forcimin e shtetit të Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës është partia jonë, është parti kombëtare, është parti e qendrës së djathtë, është parti e ndërmarrësve, është parti e doktorëve Driton, është parti e doktorëve të shkendave Alban, sigurisë kombëtare, se edhe emrin e mirë, është parti e luftëtarëve të krenarisë sonë kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është parti e juristëve, është parti e ndërmarrësve si Graniti, të cilët janë të jashtëzakonshëm edhe punojnë më ndershmëri dhe mbajnë shtetin tonë në zhvillim, forcim në një të ardhme të sigurtë, kjo është Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Emrat që u prezantuan si aderime të reja nga kryetari Veseli ishin, Alban Maliqi, doktor i stomatologjisë, Granit Berisha, ndërmarrës i suksesshëm, Mevlush Kallaba, veteran i UÇK-së, Artan Dërmaku, ekonomist, Alban Maliqi, doktor shkence i mbrojtjes kombëtare, Rrezarta Krasniqi, master juriste, Agon Ahmetaj, afarist.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë