Loading…

​Ish-ambasadori kosovar nuk mohon një luftë të re në Europë: Bota që kemi njohur, përfundoi sot me sulmin rus në Ukrainë

  • 24/02/2022 | 10:41

​Ish-ambasadori kosovar nuk mohon një luftë të re në Europë: Bota që kemi njohur, përfundoi sot me sulmin rus në Ukrainë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas sulmit rus në Ukrainë, duke thënë se “Botën që kemi njohur, përfundoi sot me invazionin në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë”.


Ish-ambasadori ka thënë se konsekuencat e luftës në Ukrainë vështirë që mund të parashikohen.

Ai ka ftuar pozitën dhe opozitën në vend që të jenë të bashkuara për politikën e jashtme në mënyrë që Kosova të jetë e përgatitur për situatën që e pret.

“Konsekuencat e saj, vështirë është që mund të parashikohen, me c’rast edhe një luftë e re evropiane nuk mund të përjashtohet… Në këtë situatë, në Kosovë ndarjet pozitë opozitë duhet të përfundojnë menjëherë, sidomos për politikën e jashtme dhe të sigurisë, për t’u përgatitur për situatën që po na pret!”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Sipas Pecit, bota e lirë duhet të qëndrojë e bashkuar dhe e fortë, dhe të mos dorëzohet para kërcënimit rus të paqes dhe sigurisë botërore”, ka shkruar ai.

“Por, paqja dhe siguria nuk mund te sigurohen pa forcë. Sanksionet ekonomike nuk do të kenë efekt të menjëhershëm, dhe deri atëherë Rusia do t’i arrijë qëllimet e saja në Ukraine dhe me gjerë”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë