Loading…

​Hoti premton funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

  • 05/06/2017 | 18:51

​Hoti premton funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, sot kanë mbajtur tubim zgjedhor në Gjakovës, ku i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti, u ka premtuar gjakovarëve se me qeverisjen e tij do të funksionalizohet, aeroporti i Gjakovës.


Hoti u tha gjakovarëve se katër vite të jetës së tij i kishte  kaluar në Gjakovë dhe se e ka shumë për zemër. Ai ka premtuar subvencione për bujqit dhe funksionimin e aeroportit të Gjakovës.

“Prandaj kjo është arsyeja kryesore që ju duhet t’i thoni stop një modeli të qeverisjes, të na mbështetni në realizimin e një programi të jashtëzakonshme që e kemi përgatitur bashkë me partnerët e koalicionit. Ne ndihemi si njerëz të besës, LDK, tash me partner të koalicionit që i dalim zot fjalëve. Prandaj ne zotohemi përpara juve për realizim e këtij programi. Gjakova ka plagë ende, sikur mbarë Kosova, në veçanti këtu në Gjakovë ne sapo erdhëm prej një takimi, ku fati i të pagjeturve ende është shumë i rëndë për familje që nuk i dinë të afërmit e vet. Ne zotohemi para juve, këtu se do të punojmë shumë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtar çdo ditë dhe nuk do të heshtim së kërkuari të pagjeturit e Gjakovës dhe gjithë Kosovës. Në mënyrë që familjaret e tyre të dinë se ku të qajnë tek varri i tyre. Kemi nevojë për shtet, ku sundon vetëm  ligji e jo forca e muskujve, ju e dini mirë për çfarë e kamë fjalën. Besoj shpejt mund të lëvizim përpara me funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës, që do të shndërrojë këtë pjesë të Kosovës një zonë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Përmes ligjit të investimeve strategjike do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për plot asete, që kanë mbetur të pashfrytëzuara tash e një kohë. Ne mund ta trefishojmë dhe të arrijmë në 7-8 përqind rritje ekonomike. Ne ju premtojmë se do rrisim pagat, por ne do të rrisim ekonomin që ti rrisim pagat. Ne premtojmë se nga janari 2018 do t’i trefishojmë subvencionet për bujqit në Kosovë”, tha Hoti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë